VIDEO/ Durrës, bashkëshorti i gruas së dhunuar denoncon versionin e gënjeshtërt të...

VIDEO/ Durrës, bashkëshorti i gruas së dhunuar denoncon versionin e gënjeshtërt të policisë

55
0
Shares

Përparim Agalliu, kryetar i seksionit nr 6 të degës së Partisë Demokratike në Durrës rrëzoi versionin e Policisë mbi dhunimin e bashkëshortes së tij, dje në mbrëmje. Agalliu tha për mediat që Policia e Shtetit ka dhënë një version aspak të saktë për ngjarjen. Ai tha se nuk ka asnjë konflikt dhe nëse Policia mbështet këtë version atëherë të tregojë autorët.
Në të kundërt, tha Agalliu, Policia po bën një lojë që të fshehë autorët e vërtetë të ngjarjes.
“Nëse policia ka arritur në këtë përfundim do të thotë që ka gjetur autorët e këtij krimi dhe i lutem policisë të thotë nëse i ka arrestuar këta autorë. Ndryshe, bën lojë që të fshehë autorin e vërtetë të kësaj vepre kriminale”, tha Agalliu i cili shtoi se ngjarja ishte e tmerrshme në dhunën ndaj bashkëshortes së tij ku pasi e goditën i thanë; tani ec e voto për PD-në.
Më herët, policia e Durrësit bëri ët ditur zyrtarisht se Merjem Agalliut, shtetases së dhunuar, i është marrë deklarimi lidhur me rrethanat e ngjarjes, ku ndër të tjera ka sqaruar se, “nuk i përkas asnjë partie politike  dhe përjashtoj çdo mundësi që dhuna fizike të jetë për shkaqe politike, por për konflikte te mëparshme”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY