Ushtria merr institucionet, policia qendrat e votimit

Ushtria merr institucionet, policia qendrat e votimit

56
0
Shares

Forcat e Armatosura kanë marrë që prej së premtes në ruajtje objektet e rëndësisë së veçantë, të cilat ruheshin nga Policia e Shtetit, por që për shkak të zgjedhjeve do të mbahen nën kontrollin e ushtrisë deri ditën e martë.

Forcat e ushtrisë janë instaluar në 91 vendroje dhe do të qëndrojë në shërbim të tillë derisa sa të përfundojë situata zgjedhore, për t’ia dorëzuar më pas objektet dhe shërbimin policisë.

Objektet që mbahen nën ruajtje janë ambasadat, trupat diplomatike, Banka e Shqipërisë dhe rezidencat. Ndërkohë rreth 6.000 forca të Policisë së Shtetit janë angazhuar në procesin zgjedhor.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY