Votimet në Lac drejt dështimit

Votimet në Lac drejt dështimit

65
0
Shares

Zgjedhjet në bashkinë e Kurbinit (Lac) po shkojnë drejt dështimit. KQZ ka diskutuar mbrëmë deri në orët e para të mëngjesit të sotëm për të zhbllokuar situatën atje por ligji parashikon shumë procedura për të bërë të mundur një votim normal në këtë bashki. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shkarkuar sot tre anëtarët e PD-së për KAZAZ-në nr. 15 në Kurbin. Fill pas kësaj vendosi në krye të kësaj KZAZ-je Gjovalin Laskën. Ndërkohë, anëtarë të kësaj KZAZ-ve janë Gentjan Mehmeti, Ornela Biba, Esad Cakoni.

Por ndërsa u mendua se procesi u zhbllokua lindi i njëjti problem me komisionerët e qendrave të votimit që nuk marrin ën dorëzim fletët e votimit. E vetmja zgjidhje do të ishte transferimi i fletëve të votimit në qendrat e votimit të Kurbinit nga të gjitha KZAZ e vendit. Ky propozim hasi në debat të ashpër mes anëtarëve të KQZ.

Bashkia e Kurbinit hyri në ngërc qysh kur KQZ me shumicë votash rrëzoi kërkesën e PD-së që pas dorëheqjes së kandidatit të saj ta zëvëndësonte atë me një tjetër. Pas atij vendimi dhe lënies në fuqi të tij nga Kolegji Zgjedhor, bashkia e Kurbinit do të votonte vetëm për një kandidat pa rival.

PD ka bërë thirrje mbështetësve të vet q ëtë bojkotojnë zgjedhjet në Kurbin.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY