Kryetarja e KQZ, zyrtarja e parë që hedh votën… Pyetja është për...

Kryetarja e KQZ, zyrtarja e parë që hedh votën… Pyetja është për kë votoi Lefteri Luzi…?!

98
0
Shares

Kryetarja e KQZ, Lefterie Luzi ka qenë zyrtarja e parë që ka votuar sot, Ajo votoi në ZAZ numër 35 të vendosur te Akademia e Arteve. Lefteri Luzi ka qenë edhe qytetarja e parë që ka votuar në këtë qendër votimi.
Pas hedhjes së votës së saj në kutinë e votimit, Luzi i bëri thirrje të gjithë shqiptarëve, që të votojnë. Gjatë një deklarate para mediave, Luzi theksoi rëndësinë e këtyre zgjedhjeve.
Teksa u ndal tek deklaratat e opozitës për Kavajën dhe Kurbinin, Luzi theksoi se të gjitha pretendimet e një subjekti politik duhet të respektohen.
Është abuzive të pretendohet ët dimë se për kë e ka hedhur votën e saj sot kryegardiania e zgjedhjeve.
E zgjedhur në këtë post nga opozita e sotme (ish-mazhoranca), mendja ta rrok se ajo mund të votojë për kandidatin dhe koalicionin e opozitës…
Por, sjellja e kohëve të fundit e saj në KQZ, ku vota e saj “e katërt”, ka përmbysur balancat në KQZ, në favor të mazhorancës aktuale, të bën të dyshosh se vota e saj “në kutinë e gabuar”, mund të shkoj për koalicionin dhe Kandidatin e mazhorancës, për bashkinë e Tiranës…
Nuk përjashtohet edhe mundësia që ajo të ketë votuar për ndonjë kandidat të pavarur… Por është shumë larg të besuarit, një mundësi e tillë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY