Lulzim Basha voton i shoqëruar nga prindërit dhe vëllai, apelon për pjesëmarrje...

Lulzim Basha voton i shoqëruar nga prindërit dhe vëllai, apelon për pjesëmarrje masive

641
0
Shares

Rreth orës 08.30, ka votuar lideri i opozitës, kreu i PD-së, Lulzim Basha.
I shoqëruar nga prindërit dhe vëllai i tij, Basha ka votuar në qendrën e votimit pranë Kopshtit nr. 13, në Njësinë Bashkiake Nr. 8 në rrugën “Riza Cerova”.
lulzim basha, prononcim pas votimitPasi ka votuar, Basha u ka bërë thirrje qytetarëve shqiptarë të votojnë masivisht.
“Dua ti bëj thirrje qytetarëve në këtë ditë të madhe të marrin masivisht pjesë në votime. Ti bëj thirrje qytetarëve të Tiranës dhe anembanë Shqipërisë të ndajnë pak minuta nga koha e tyre të vijnë në qendrat e votimit, të hedhin votën. Vota juaj është fuqia juaj, vendimet merren nga ata që votojnë. Zoti e bekoftë Shqipërinë! ”, u shpreh Basha.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY