Skandal/ KQZ emëron staf të kandidatit të majtë në KZAZ e Lacit

Skandal/ KQZ emëron staf të kandidatit të majtë në KZAZ e Lacit

53
0
Shares

Përfaqësuesi i PD-së, në KQZ, Ivi Kaso, denoncoi paligjshmëritë e KQZ në rastin e votimit në Lac. Kaso shpjegoi se KQZ vendosi të shkarkonte të 4 anëtarët që ishin në mbledhje dhe në proces vendimmarrje. Kjo vërtetohet edhe nga sekretari i KZAZ. Ishin marrë mbi 150 vendime dhe mbeteshin 40 vendime. Edhe pas shkarkimit e drejta i takon opozitës të caktonte anëtarët rinj. KQZ la afat vetëm një orë në darkë dhe la detyra të pamundura të kryhen. KQZ rishkarkoi sërish katër anëtarët e tjerë. Sërish e drejta propozimit i takonte opozitës. KQZ e mohoi këtë të drejtë dhe emëroi kryesisht një person nga shoqëria civile, Fran Nezha. Por edhe në këtë rast KQZ gënjeu. Nezha ka qënë prefekt i PS-së, për 10 vjet drejtues i strukturave socialiste të Kurbinit, anëtar i stafit të kandidatit të majtë. Tani në Lac kemi 4 antarë të KZAZ të majtë. Kanë emëruar në të gjitha qendrat e votimit anëtarë të katërt të majtë për të krijuar mazhorancën në qendrat e votimit. Shpërndarja e bazës materiale është bërë në mënyrë të crregullt, përfundoi Kaso.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY