Trakt në Laç: “Mos votoni…”

Trakt në Laç: “Mos votoni…”

64
0
Shares

“Njoftohen të gjithë qytetarët e Lacit, të mos marrin pjes ënë zgjedhjet vendore për shkak të një gare jo të barabartë. Dyshja Rama-Meta po na kujtojnë kohën e komunizmit, ku ishte vetëm një kandidaturë, ata vendosën që ta lejnë Kurbinin vetëm me një kandidat, me kandidatin e PS-së, I cili mbetet kryetari më I dështuar në 25 vjet, pasi për 4 vite nën drejtimin e tij në qytetin e Lacit nuk bëri asgjë”.

Policia njofton s e ka nisur procedimin penal dhe bën me dije se po punohet për gjetjen e autorit të hartimit dhe shpërndarjes.

Në Lac praktikisht votohet për një kandidat atë të qeverisë. Fillimisht demokratët regjistruan Altin Bibën, i cili dha dorëheqjen. Por KQZ rrëzoi kandidatin e ri të PD-së, Ilir Pjetrajn, vëllai i Mhill Fufit, si kandidat.

PS kandidon Artur Bardhin, i cili në katër vitet e kaluara drejtoi Laçin.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY