Gazetari Elvi Fundo ka treguar me detaje çfarë ndodhi në 8 mars, pranë ish stacionit të trenit, kur dy persona e goditën me leva në kokë. Në një intervistë për Report Tv, Fundo tregoi se pas goditjes me levë në kokë, ai nuk ka parë asnjë, por dëgjonte njerëzit që bërtisnin “E vranë, e vranë”.
Fundo drejton citynews.al një portal lajmesh si dhe një radio. Ai prej vitesh ka punuar në media të ndryshme në vend.
Goditja e tij sensibilizoi edhe organizata ndërkombëtare që kanë kërkuar nga qeveria të hetojnë dhe të gjejnë përgjegjësit e kësaj dhune. Deri tani policia ka hetuar disa regjistrime të kamerave në zonë ku duken dy të rinjve kapucë të largohen me shpejtësi pasi kanë goditur gazetarin.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/