Paloka: PD ka fituar, dyshja Rama – Meta mos të fus duart...

Paloka: PD ka fituar, dyshja Rama – Meta mos të fus duart në numërimin e votave

50
0
Shares

Nënkryetari i PD, Edi Paloka, ka denoncuar një sërë shkeljesh në ditën e sotme të zgjedhjeve, ndërsa duke deklaruar se PD, ka fituar nga veriu në jug, i ka kërkuar dyshes Rama – meta, të mos fusë duart në numërimin e votave.
“Të dhënat e PD flasin për fitore bindëse nga jugu në veri të kandidatëve tanë. Dyshja Rama – Meta të heqë dorë nga manipulimi dhe të mos prekë rezultatin. Vota është hedhur, të lexohet. Ju bëj thirrje komisonerëve dhe vëzhguesve të mos bien pre e presioneve”, u shpreh Paloka.
Ndërkohë ai denoncoi disa raste problematike, në ditë e sotme të votimit. Sikurse në Slenicë e Klos, ku shefa police, të afërm me kandidatët e së majtës, kanë ushtruar dhunë e presion ndaj aktivistëve të PD-së.
Në Kërrabë, Vorë, Përmet e Peqin, sipas Palokës, zyrtarët ndalonin qytetarët para se ti drejtoheshin kutive të votimit.
Në Shkodër e Krujë, kandidatët, apo njerëz të tyre, lëviznin materialet zgjedhore me makina me logot e PS e LSI, të shoqëruar edhe me eskortë police.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY