Kukës, fituan lirinë nga paraburgimi, por kthehen sërish për të votuar

Kukës, fituan lirinë nga paraburgimi, por kthehen sërish për të votuar

69
0
Shares

Pasi nuk kanë gjetur emrat e tyre në asnjërën nga Qendrat e Votimit në Bashkinë e Kukësit, 6 persona të liruar nga paraburgimi ditë më parë kanë qenë të detyruar të rikthehen në Qendrën e Votimit, që ndodhet në dhomën e Paraburgimit në Drejtorinë e Policisë së Qarkut, për të shfrytëzuar të drejtën e votës.
“Ata kanë ardhur me vendim gjykate dhe të pajisur me kartë identiteti. Kanë votuar 6 persona, që kanë dalë jashtë dhe janë kthyer brenda. Janë liruar, por kanë pas emrin në listën e votuesve këtu, ndaj dhe kanë ardhur dhe kanë votuar”, tha Edmond Braho, kryetar i Qendrës së Votimit 636/1.
Në dhomën e Paraburgimit pranë policisë së Qarkut, në Kukës, të drejtën e votës e kanë shfrytëzuar 26 persona nga 33 gjithsej, ndërsa procesi zgjedhor është zhvilluar i qetë.
“Numri i votuesve nga burgu apo Qendra e Votimit 636/1 ka qenë 33. Nga këta kanë votuar vetëm 26 persona. Nuk ka pasur asnjë problem, ka shkuar shumë mirë mbarëvatja e procesit zgjedhor”, tha Edmond Braho.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY