Lulzim Basha: PD fitore të shkëlqyer, qeveria të mos përsërisë incidentet si...

Lulzim Basha: PD fitore të shkëlqyer, qeveria të mos përsërisë incidentet si ato gjatë votimit

54
0
Shares

Në daljen e parë publike të tij pas mbylljes së votimeve Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha tha se PD ka arritur një fitore të thellë me rezultate të shkëlqyera nga veriu në jug, ndërsa i bëri apel qeverisë të mos përsërisë incidentet e ndodhura gjatë ditës në procesin e numërimit dhe të dorëzimit të kutive të votimit.
“Sot u parandaluan shumë parregullsi. PD ka arritur rezultate të shkëlqyera nga veriu në jug. Rëndësi ka procesi i numërimit të votave, i bëj thirrje kësaj qeverie të mos përsërisë dhunimet dhe incidentet dhe parregullsitë e vërejtura gjatë ditës në procesin kyç të numërimit të votave dhe finalizimit të dorëzimit të votave” tha Basha.
Gjithashtu Basha bëri thirrje  numëruesve të APPD të qëndrojnë në lartësinë e detyrës.
“Inkurajoj të kryejnë detyrën sipas ligjit. Ka rëndësi zbatimi me përpikëri i leximit me transparencë në kutitë e votimit”, tha Basha.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY