Raporti vëzhguesve ndërkombëtar për zgjedhjet: KQZ vendime jo konsistente, presion ndaj administratës...

Raporti vëzhguesve ndërkombëtar për zgjedhjet: KQZ vendime jo konsistente, presion ndaj administratës dhe raportime për shit-blerje votash

58
0
Shares

“Mungesa e vullnetit politik, mos zbatimi i kodit, minoi procesin zgjedhor”.
Kështu u shpreh kreu i OSCE/ODIHR Andrey Glover në një konferencë shtypi për prezantimin e një raporti paraprak për procesin e deritanishëm zgjedhor.
Ajo shoqërohej në këtë konferencë edhe nga Stewart Dickson kreu i delegacionit të Kongresit të Autoriteteve Vendore Rajonale.

Andrey Glover
“Zgjedhësit janë komponenti më i rëndësishëm i zgjedhjeve. Ata duhet të jenë të sigurt për të votuar dhe kandidatët të lirë për të prezantuar programet e tyre”, u shpreh Glover.
Duke u ndalur në problematikën e hasur deri tani, gjatë këtij procesi zgjedhor, Glover, e nisi me KQZ-në.
“KQZ është etniteti përgjegjës për zgjedhjet, përgjithësisht ajo ishte e hapur por vendimet e saj ishin jo konsistente, nuk u respektuan afatet, nuk u zbardhën dhe publikuan vendimet”, vërejti Glover.
Siaps saj, “KZAZ-të herë pas here nuk punuan në mënyrë efikase, sepse nuk ju dhanë pajisjet në kohë nga KQZ”.
Për sa i përket medieve, Glover evidentoi faktin e mungesës së pavarësisë dhe lirisë së tyre, për shkak të lidhjeve të biznesit që kanë pronarët e tyre.
“Ekzistojnë një numër i madh transmetuesish televizive, që duke qenë nën presione pronarëve biznesmenë, gazetarët e tyre, nuk kanë mundësi të jenë të lirë e të pavarur “, shtoi Glover.
Sipas saj “Bordi Monitorimit të Mediave,  nuk monitoruan tonalitetin e këtyre transmetuesve, sepse nuk patën mjetet e duhura”.
Duke u ndalur në ditën e zgjedhjeve, kreu i OSCE/ODIHR, evidentoi “votimin në grup, parregullsitë procedurale dhe aktivistët partiakë që qëndronin jashtë qendrave të votimit”.
Në përgjigje të interesimit të gazetarëve, për krahasimin e këtyre zgjedhjeve me të kaluarat, Glover tha se, “ne nuk krahasojmë zgjedhje, puna jonë është të komentojmë për çfarë kemi arë”.
E pyetur për procesin e numërimit, “Glover tha se vonesat “do ti pasqyrojmë në raportin përfundimtar.
Numërimi është një aspekt i zgjedhjeve që do e ndjekim nga afër dhe do analizojmë si e vlerësojnë vëzhguesit”, u shpreh Glover.

Stewart Dickson
Kreu i delegacionit të Kongresit të Autoriteteve Vendore Rajonale, Stewart Dickson, e cilësoi fushatën zgjedhore, “normale të paqme dhe të civilizuar”.
Për Dickson, problem i evidentuar është prezenca në listat zgjedhore e qytetarëve shqiptarë, që janë emigrantë dhe që nuk jetojnë në Shqipëri.
“Listat përfshijnë 1 milion persona që ‘de facto’ jetojnë jashtë Shqipërisë. Prezenca e tyre në lista përbën  rrezik mashtrimi dhe manipulimi”, u shpreh Dickson.
“Jemi të shqetësuar gjithashtu, për raporte e frikësime ndaj administratës publike për të votuar kandidatin e caktuar, se në të kundërt do të hiqen nga puna”, shprehu një tjetër shqetësim kreu i delegacionit të Kongresit të Autoriteteve Vendore Rajonale.
Më tej, Dickson evidentoi si problem, edhe “përfshirjen e udhëheqësve politike dhe temat e tyre të diversionit kombëtar dhe jo sipas interesave të njësive vendore”.
Në përgjigje të pyetjeve të gazetarëve, Stewart Dickson, bëri ët ditur se “kemi pasur raporte për blerje votash. Kjo çështja është ngritur nga kandidatët dhe drejtuesit e partive, që përfshijnë favore financiare, marrje dhe kthimi pas votimit të ID-ve, etj. Do ti analizojmë dhe do marrim në konsideratë provat dhe realitetit që kemi parë në terren”, siguroi Stewart Dickson.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY