Bashkitë ku e majta dhe e djathta janë në tension

Bashkitë ku e majta dhe e djathta janë në tension

65
0
Shares

Ndërsa pjesa më e madhe e bashkive kanë përfunduar numërimin janë disa prej tyre ku procesi po ecën më ngadalë. Bëhet fjalë për bashki ku edhe fushata ka qënë me e tensionuar dhe kandidatët qëndrojnë ngjitur njëri tjetrit për nga rezultati.

Në Lezhë janë numëruar 98 kuti nga 121 dhe rezultati është 45% për Viktor Tusha dhe 55% për Fran Frrokaj. Në këtë bashki ka pasur ankesa nga LSi lidhur me numërimin. Në Berat janë numëruar 78 kuti nga 124 dhe Petrit Sinaj është 51% e Kasëm Mahmutaj 49%. Përfaqësuesit e PD-së kanë kërkuar përjashtimin e disa kutive nga numërimi për shkak të dyshimit se mund të jenë manipuluar. Në Dibër garojnë Shukri Xhelili me 47% dhe Ilir Krosi me 48%. Edhe këtu procesi i numërimit është ndërprerë pasi ka patur debat lidhur me disa fletëvotimi të shpallura të pavlefshme. Në Kamëz Safet Gjici ka 48% dhe Xhelal Mziu 52% ndërkohë që janë numëruar rreth 60 kuti nga 120 gjithsej. Edhe në këtë bashki situata përgjatë fushatës elektorale ka qënë mjaft e tensionuar.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY