Ja si ka humbur Tom Doshi në Vaun e Dejës

Ja si ka humbur Tom Doshi në Vaun e Dejës

70
0
Shares

Deputeti socialist Tom Doshi u përfshi në fushatë vetëm në një bashki, atë të Vaut të Dejës përgjatë gjithë kohës së fushatës duke lënë mënjanë inatin me PS-në si dhe cështjen e atentatit që u përgadit ndaj tij sikurse ka dëshmuar.

vau i dejes harta e rezultatit

Por sot në orët e mbrëmjes u mbyll numërimi i votave në këtë bashki dhe kandidati që ai mbështeti ka humbur me një diferencë të madhe. Gjok Lleshi i PS-së ka marrë 2000 vota më pak se Zef Hila i PD-së duke zhbërë kështu mitin e Doshit në disa zona të Shkodrës si i vetmi socialist që mund të fitojë.

Humbjes së Doshit i është bashkuar edhe LSI në Shkodër që pritet të shënojë një rezultat të ulët për Keti Bazhdarin. E vetmja bashki ku ende nuk është e qartë nëse do të fitojë PS apo PD është ajo e Koplikut, ku gara ende vazhdon dhe pritet të numërohen edhe rreth 50 kuti votimi ose pak më shumë se gjysma.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY