Basha optimist për votimet: Rezultati, hap i madh për PD. Llogari në...

Basha optimist për votimet: Rezultati, hap i madh për PD. Llogari në bashkitë pa rezultat si në Durrës dhe Dibër

60
0
Shares

Ka qënë optimist për rezultatin në zgjedhjet lokale, kryetari i PD-së, Lulzim Basha, i cili doli për herë të parë që nga votimet për të shfaqur qëndrimin e PD-së për zgjedhjet që u mbajtën të dielën. “Rezultatet paraprake tregojnë se keto zgjedhje jane nje hap i madh i PD, pavarësisht nga ndarja territoriale klienteliste dhe për interesat e qeverisë, pavarësisht malavites qe kercenoi kandidatet, aktivistet e zgjedhesit, pavarësisht nga presionet e paligjshme ndaj administrates dhe përfshirjes masive te institucioneve shteterore ne fushate , transferimet paligjshme te mijera njerëzve, pavarësisht presionit per median e lire, gjuhes kercenuese te krerëve të qeverisë, e blerjes masive të votave, PD me aleatët ka hedhur një hap të madh të ringritjes duke rritur mbështetjen popullore anëmbanë vendit, dhe duke ngushtuar diferencën në shumë bashki të tjera nga jugu në veri e lindja në perëndim.

Ndërkohë ai tha se në bashki të veçanta ku rezultati nuk ishte ai që pritej si ën Durrës, Dibër apo diku tjetër, cështja do të analizohej dhe do të nxirreshin përgjegjësitë.

Në vijim kryetari Basha ka shpallur qëndrimin e opozitës për zgjedhjet. “Presionet kanë ndikuar rezultatin në disa bashki, këto zgjedhje janë kthimi prapa”, deklaroi kryetari i PD-së. Në vijim ai tha se e majta kandidoi njerëz me të shkuar kriminale. “Unë i premtoj atyre që për shkak të kërcënimeve nuk votuan se ne do të vazhdojmë betejën kundër intimidimit, presioneve dhe kandidatëve me të shkuar kriminale”, tha ai.

Basha tha se koalicioni i majtë ka pësuar braktisje ngë votuesit, që do të thotë braktisje e hartës territoriale dhe përgjigje ndaj keqqeverisjes. Sipas tij e majta do të marrë deri në 200 mijë vota më pak në të gjithë vendin krahasuar me zgjedhjet e mëhershme.

Ndërkaq Basha falenderoj kandidatët e opozitës për përfaqësimin dinjitoz të shpresës, ata që treguan guxim që votuan kandidatët e PD, vëzhguesit, numëruesit, komisionerët.

Në fund basha kërkoi nga numëruesit të vazhdojnë një proces të rregullt të numërimit të votave pa asnjë deformim të vullnetit të qytetarëve si dhe i bëri thirrje Ramës dhe Metës që të heqin dorë nga cdo pëprjekje për manipulimin rezultatit për këshillat bashkiakë.

Në këto zgjedhje, PD ka fituar 14 bashki nga 61 gjithsej në të gjithë vendin.Rezultati proporcional eshte end ene procesin e llogaritjes.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY