Vangjush Dako feston në Durrës, fitore e thellë ndaj Dumës

Vangjush Dako feston në Durrës, fitore e thellë ndaj Dumës

108
0
Shares

Vangjush Dako ka festuar sonte fitoren e tij të tretë në Durrës, ndërkohë që ka premtuar se do të realizojë të gjithë premtimet që ka bërë përgjatë fushatës elektorale. “Do të realizoj të gjithë premtimet që kam bërë për Durrësin. Kjo është përgjegjësi e madhe që më pret për këto katër vjet. Nuk do të lodhemi për asnjë moment për të vazhduar të shërbejmë për cdo qytetar të majtë e të djathtë. Falenderoj për emancipimin rrallë që tregoi ky qytet”, ka deklaruar Dako.

Vangjush Dako fitoi në Durrës ndaj Grida Dumës, me një diferencë prej 13 mijë votash. Ai ia doli të fitonte dhe në disa zona tradicionalisht votuese të së djathtës si ish-komuna e Rrashbullit, ish bashkia e Sukthit etj.

Fitorja e tretë e Dakos përbën një rast të vecantë në një qytet i cili në zgjedhjet parlamentare është votues i PD-së.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY