Koalicioni i ngushtë, PD rrezikon mazhorancat në këshill aty ku fitoi bashkitë

Koalicioni i ngushtë, PD rrezikon mazhorancat në këshill aty ku fitoi bashkitë

60
0
Shares

Këshilli bashkiak do të drejtohet nga PD në Kukës, Tropojë dhe në Shkodër. Ndërkohë mundësia për të patur mazhorancë në këshill atje ku ka humbur kryetarin është në bashkinë e Dibrës dhe të Durrësit.

Por PD pavarësisht se ka fituar bashkinë mund të mos ketë mazhorancën në Lezhë, ku distanca mes të majtës e të djathtës është 2000 vota në favor të së majtës ndërkohë që janë numëruar rreth 25% të kutive.

Edhe në Vaun e Dejës ka një diferencë prej 200 votash mes së majtës dhe të djathtës në favor të së majtës në votat e këshillit. Në Selenicë e djathta ka rreth 2000 vota më pak se e majta duke humbur mazhorancën në këshill.

Votat e këshillit po numërohen edhe në Mallakastër ku sërish PD ka kryetarin e bashkisë por mund të humbasë kryesimin e këshillit. Deri tani janë numëruar gjysma e kutive dhe diferencë me avantazh të majtën është rreth 3000 vota.

E njëjta situatë është edhe në Devoll dhe Pogradec.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY