Sekreti i rritjes së LSI-së: A është marrëveshje PS-LSI vota për këshilltarët...

Sekreti i rritjes së LSI-së: A është marrëveshje PS-LSI vota për këshilltarët e saj!

55
0
Shares

Në një pjesë të madhe të numërimit në njësitë vendore të Bashkisë së Tiranës, Lëvizja Socialiste për Integrim ka një rritje në gati 50% e më shumë krahasuar me zgjedhjet e 2011-s apo me zgjedhjet e 2013-s, tha në mbrëmje Luan Rama, një nga zyrtarët e lartë të kësaj partie.

Por kjo rritje duket si zgjerimi i audiencës në fb përmes promovimit . Nëse nuk është fenomeni “boost” përmes sponsorizimit atëherë cfarë është pasi LSI nuk është në kuotat e një partie në rritje.

Por askush nuk e thotë se në bazë të kësaj rritjeje është marrëveshja PS-LSI për mbështetjen e këshilltarëve të saj në këmbim të mbështetjes së kryetarit.

Rama tha se LSI është në krye në votimin për këshillat bashkiakë në disa qytete të vendit si në Delvinë, Dropull, Mirditë, Klos, ku ka përfunduar numërimi dhe në Pukë, Kurbin, Bulqizë, Rrogozhinë, Elbasan, Pogradec, Përmet, Këlcyrë dhe Memaliaj, të cilat ende janë në proces numërimi. Shumë prej këtyre bashkive janë në skenarin e marrëveshjes së mësipërme.

Loja me proporcionalin është e njohur që në zgjedhjet e vitit 2000. Por ajo mori zhvillim të madh në fakt në zgjedhjet e 2005 kur PR në proporcional doli parti e parë ne vend.

Lidhur me protestën e LSI-së në Vorë, Rama tha se “Jemi në një fazë kur ende nuk është shpallur rezultati për garën për kryetar bashkie në Bashkinë e Vorës. Do të presim se cili do të jetë reagimi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe më tej do të ndjekim hap pas hapi gjithçka lidhet me këtë problem”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY