VRASJA E POLICIT NË LAZARAT/ Edi Rama “mallkon” opozitën, deklaratë politike nga...

VRASJA E POLICIT NË LAZARAT/ Edi Rama “mallkon” opozitën, deklaratë politike nga Spitali i Traumës

87
0
Shares

I shoqëruar nga ministrat Saimir Tahiri dhe Ilir Beqja, kryeministri Edi Rama nga Spitali Qendror Universitar të Traumave në Tiranë, jo vetëm që nuk dha asnjë informacion për situatën dhe masat e mundshme të policisë, por gjeti rastin të sulmojë opozitën, deri edhe në “mallkimin” e tipit “ata që flasin me dy kuptime…  paçin faqen më të zezë”.
Ndërkohë Edi Rama, ende nuk kishte mësuar dhe nuk artikuloi asnjë prej emrave të policëve, protagonistë të ngjarjes së Lazaratit, ndërsa ngushëlloi familjet e policëve.
“Është një ditë zie për të gjithë Policinë e Shtetit. Po besoj çdo shqiptar, çdo familje shqiptare që vlerëson ndershmërinë, kurajën, shërbimin e këtyre djemve të Policisë së Shtetit, sot ka zi. Ndërkohë që duke i shprehur ngushëllimet më vëllazërore, familjes të atij që nuk arriti ti mbijetonte kësaj barbarie, duke shprehur në të njëjtën kohë sigurinë e mjekëve se dy policët e plagosur janë plotësisht jashtë rrezikut për jetën, duhet të nënvizoj se duhet të ndjehen vërtet keq, edhe në këtë moment që polica është në fushën e betejës me një grusht vrasësish, ata flasin me dy kuptime…  Turp e faqe e zezë… Paçin faqen më të zezë”, u shpreh Edi Rama.
Ndërkohë drejtori i Spitali Qendror Universitar të Traumave në Tiranë, garantoi se jeta e dy policëve të plagosur, është jashtë rrezikut për jetën.
Më herët, PD kërkoi zbardhjen dhe transparencën e kësaj ngjarje.
Dy të plagosurit janë ekzaminuar njëri ka një plagë sipërfaqësore në kokë, tjerri në shpatull. Ata janë në parametra formalë fiziologjik, besoj nuk do të kenë asnjë konsekuencë, janë jashtë rrezikut për jetën”, u shpreh drejtori i spitalit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY