BETEJA E LAZARATIT/Dorëzohet 17 vjecari i listës! Por jo te policia, tek...

BETEJA E LAZARATIT/Dorëzohet 17 vjecari i listës! Por jo te policia, tek gazetarët

169
0
Shares

Grald Bime dorëzohet jo te policia por tek studio lokale e news 24 në Gjirokastër. Ndërkaq ai ka dhënë edhe një intervistë të shkurtër ku thotë se i njeh disa nga personat e listës si dhe Malon që është arrestuar paradite, të cilin e ka pasë shok të fëmijërisë.
Gerald Bime është anëtari më i ri i listës së policisë.

Edhe një tjetër nga personat e shpallur në kërkim nga Policia e Shtetit, Jeton Kalemi ka mbërritur në studion e News24 dhe ka deklaruar se nuk ka lidhje me ngjarjen dhe se jeton në Tiranë prej kohësh, ndërsa në Lazarat nuk ka qenë asnjëherë. “Jetoj prej kohësh në Tiranë. Në Gjirokastër kam qenë dy muaj më parë por në Lazarat nuk kam qenë asnjëherë. Disa individë në Policinë e Shtetit duan të njollosin familjen time. Nuk e di pse, ndoshta ngaqë jam djalë biznesmeni dhe policia i sulmon biznesmenët. Është e dyta herë që më del emri. Nuk i njoh asnjë nga personat në listë. S’kam lidhje me Lazaratin, isha në shtëpinë time, familjen time. Tani jam pa punë, pres të filloj shkollën”, ka thënë Kalemi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY