Gara e këshilltarëve në Tiranë drejt fundit: E djathta dhe e majta...

Gara e këshilltarëve në Tiranë drejt fundit: E djathta dhe e majta ndahen me 100 mijë vota

50
0
Shares

Kur kanë mbetur edhe 7% e kutive pa u numëruar, aleanca e djathtë ka grumbulluar në Tiranë 83 mijë vota për këshilltarë bashkiakë ndërsa aleanca e majtë ka grumbulluar 182 mijë vota.

Si parti politike, PD ka marrë 71 mijë vota ose 26%, PS 100 mijë vota ose 36%, LSI 50 mijë vota ose 18%.

Ndër partitë e vogla renditen në vendin e katërt PDIU me 10 mijë vota ose më pak se 4%, FRD me 5000 vota ose më pak se 2%, LZHK me 3000 vota ose 1 për qind dhe PR me 4000 vota ose 1.5%.

Në rang kombëtar mbeten për tu numëruar votat edhe në 23 qendra numërimi ndërkohë që ndarja e këshilltarëve sipas partive është si më poshtë:

PD: 292 këshilltarë

PS: 395 këshilltarë

LSI: 284 këshilltarë

PDIU: 64 këshilltarë

PR: 61 këshilltarë

FRD: 34 këshilltarë

PBDNJ: 15 këshilltarë

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY