Berisha – Ramës: Po nuk dhe dorëheqjen do të largojmë në mënyrën...

Berisha – Ramës: Po nuk dhe dorëheqjen do të largojmë në mënyrën më të mjerë

65
0
Shares

Nga çadra e protestës, ish-kryeministri Sali Berisha i ka bërë një thirrje sonte kryeministrit Edi Rama që të largohet, pasi ata nuk do t’i falin as votën as jetën. Duke e krahasuar Ramën me diktatorin e Panamasë Noriega, Berisha tha se do nëse nuk jep dorëheqjen do të largohet në mënyrën më të mjerë.
“Do ti them Ramës ti s’ke asnjë dallim nga Noriga për ne. Po të duash merre si betim, merre si paralajmërim, si kërcënim, merre si të të pëlqejë, po të jap fjalën këtu në këtë ditë se nuk do të largohesh me marinsa, por nga këto vajza dhe djem në mënyrën më të mjeruar po nuk u largove. As mos gabo, përpiqu dhe gjej minimumin e realizmit se do të të kthejmë jo me lecka, por ashtu si kundër nuk ta pret mendja. Rama mësojë mirë, po të falëm votën të kemi falur jetën. Nuk të falim as votën as jetën. Ne jemi njerëz paqësore, besojmë të liria, por jemi pastaj të gatshëm të mbrojmë me çdo çmim atë që është thelbi i lirisë. Në e pranuam njëherë diktaturën për herë të dytë jo. ndaj jep dorëheqje hapi rrugë qeverisë teknike”, u shpreh midis të tjerave ish-kryeministri Sali Berisha.

 

Fjala e plotë e Sali Berishës


sb_copy_4“Më 22 Mars në mbarë vendin vërshoi entuziasmi, shpresa dhe besimi i jashtëzakonshëm i shqiptarëve për një të ardhme që meritonin ndërkohë situata ishte më katastrofike se sot këtu, dhe ata që e kanë përjetuar mund ta imagjinojnë. Historia në një aspekt është arkiv dhe për këtë duhet të jemi të lumtur, por historia është edhe mesazh dhe për këtë ajo na duhet shumë.
Momentalisht për shqiptarët ka humbur çdo shpresë për të votuar të lirë. Sot Shqipëria, për shkak të politikave elektorale dhe kriminale të Edi Ramës është mbushur me kanabis nga thellësitë e alpeve deri në skajin jugor të vendit. Edi Rama ka vendosur para shqiptarëve, një mal parash droge, me qëllim që të shtypë votën e shqiptarëve. Njëherë shtrova pyetjen se çfarë dallimi ka ky nga narkodikatori Noriega?! Ky ishte diktator i Panamasë. Atë fillimisht e mbështetën miqtë tanë por ai punën e parë që bëri ishte mbushja e Panamasë me drogë e më pas Presidenti Bush i dërgoi marinsat dhe e kapi të strukur në bunker në shkretëtirë dhe e dënuan në SHBA me mbi 100 vjet. Do i them Edi Ramës që në mënyrë absolute ti ske asnjë dallim nga Noriega për ne. Po të duash merre si betim, si paralajmërim, po të duash si kërcënim, si të të pëlqejë por të jap fjalën se nuk do të largohesh me marinsa por do të largohesh nga këto vajza e djem në mënyrën më të mjeruar, po nuk u largove.
Edi Rama mos mendo se do bësh zgjedhje, po ta themi këtu ke djegur çdo shans dhe shansi i yt i vetëm është të krijohet qeveri teknike, dhe pastaj të bëhen zgjedhje. Jo vetëm qeveri teknike por një qeveri që do të përcaktojë të gjitha kushtet që këto vajza, këto djem dhe këta qytetarë i gjykojnë të domosdoshme për vullnetin e tyre të lirë. Edi Rama bën mirë të dëshosh zërin e Çadrës sepse përfaqëson të ardhmen, përfaqëson atë që po lind ndërsa ti të shkuarën më të zezë të shqiptarëve. Partinë Demokratike, çadrën dhe lëvizjen sot e udhëheq një udhëheqës i ri, as i gjeneratës time dhe as i tendës. Krejt tjetër i cili doli këtu të ndërtojë një vend me vlera të vërteta europiane ndërsa ti përfaqëson xhelatët e shqiptarëve. Të këshilloj, sepse e ke vetë parasysh që e keqja nuk ka fund, duhet të mësosh nga mençuaria e popullit dhe duhet të fillojmë në krijimin e qeverisë teknike me kushte të caktuara mira që do bindin çdo shqiptar se këtu do votojnë të lirë. 22 Marsi është dita e kushtrimit, e frymëzimit, e apelit për të gjithë shqiptarët. Të gatshëm për çdo sakrificë që të votojmë të lirë, të votojmë me dinjitet për të sotmen dhe të ardhmen që meritojmë”.
 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY