LAZARAT/ Personat që qëlluan mbi policinë mes të shpallurve në kërkim

LAZARAT/ Personat që qëlluan mbi policinë mes të shpallurve në kërkim

48
0
Shares

Policia ndërpret përkohësisht operacionin pas kontrolleve të banesave në fshatin Lazarat. Grupi operacional po harton një tjetër plan masash për të gjetur të kërkuarit.
Ndërkohë, mësohet se personat që kanë qëlluar mbi policinë, duke vrarë një oficer dhe plagosur dy të tjerë, gjenden midis 8 personave të cilët ende nuk janë prangosur nga policia dhe që gjenden në listën e të shpallurve në kërkim.
Nga ana e grupit hetimor mësohet se personat e dyshuar se qëlluan mbi policinë, janë identifikuar, por se emrat e tyre nuk mund të bëhen të ditur për shkak të hetimeve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY