Ceremonia e oficerit Ibrahim Basha, ushtari trim dhe polici i mrekullueshëm

Ceremonia e oficerit Ibrahim Basha, ushtari trim dhe polici i mrekullueshëm

126
0
Shares

Ibrahim Basha, efektivi i RENEA-s i vrare dje në Lazarat u përcoll sot me nderimet më të larta shtetërore. Ceremonia në nder të tij nisi me nderimet fetare në xhaminë e Et’hem Beut, pasi 31-vjeçari ka qenë një besimtar i devotshëm i besimit mysliman. Pjesë e kësaj ceremonie ishin familjarë, të afërm, miq, kolegë, por dhe dhjetra besimtarë myslimanë.

homazhe 2

“Ne sot nuk jemi për të nderuar vetëm një besimtar por jemi të gjithë së bashku për të nderuar një qytetar që i ka shërbyer shqiptarëve dhe Shqipërisë. Ai dha atë që është më e çmuar, gjakun etij, rininë e tij në shërbimin ndaj popullit dhe atdheut, që njëherazi është përkushtim ndaj Zotit dhe fesë islame”, tha ndër të tjera, myftiu i Tiranës, Ylli Gurra.

Të parët që janë përulur para trupit të të ndjerit kanë qenë kolegë të tij të RENEA-s, efektivë të Policisë së Shtetit, por edhe ish-kolegë të tij ushtarakë.

Në homazhet për nder të efektivit të vrarë një ditë më parë në Lazarat ishte edhe Presidenti Bujar Nishani, Kryeministri Edi Rama, Kryetari i Kuvendit Ilir Meta, ministra të kabinetit qeveritar si dhe diplomatë të akredituar në vendin tonë.

homaxhe 3

Kryeministri Edi Rama u shpreh se Ibrahim Basha ra si dëshmorë në kohë paqeje, duke u kthyer në një hero, i cili tregoi se paqja nuk është një luks, por një e mirë që duhet ruajtur. “Heroditi 2 000 vjet më parë tha se në kohë lufte baballarët varrosin djemtë, ndërsa në kohë paqe djemtë varrosen nga baballarët. Një e vërtet e dhimbshme, por që qendron në çdo kohë. Ibrahim Basha ra dëshmorë në paqe, ç’ka dëshmon se paqja nuk është një luks, por një e mirë e përbashkët për të cilën të gjithë duhet të sakrifikojmë dhe Basha bëri sakrificën më të madhe”, tha Rama.

“Nuk e dinim se ku jetonte. Nuk e njohim rrugën ku është rritur, nuk njohim lagjen ku ka luajtur për herë të parë me top. Nuk dimë se si është rritur dhe cfarë pëlqente. Nuk dimë cilës vajzë i ka hedhur për herë të parë shikimin dhe nuk denim se cila ishte skuadra e tij e zemrës, por Ibrahim Basha hyri në zemrat dhe mendjet tona me prepotencë dhe gjaku i tij u bë pjesë e trupit tonë, si një nevojë për të vijuar veprën e tij heroike për të garantuar paqen, rendin e sigurinë në vend”, tha Kryeministri.

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, në homazhet e zhvilluara për efektivin e RENEA-s, Ibrahim Basha premtoi që ligji do të veprojë për këdo që ka guxuar apo guxoi të vërë dorë mbi shtetin dhe Policinë e Shtetit . Tahiri u shpreh se “thonë se heronjtë njihen kur flejnë nën dhe, po ti ishe hero dhe për së gjalli me shokët e tu, të vendit tënd dhe të huaj”.

Ambasadori i SHBA-së në Tiranë, Donald Lu, vuri në dukje se efektivi i forcave speciale RENEA, lbrahim Basha ka marrë pjesë përkrah forcave të NATO-s në misionet paqeruajtëse në Afganistan dhe Irak. “Ne nderojmë trimërinë dhe sakrificën e tij në luftën kundër krimit të organizuar dhe luftës ndaj narkotikëve. Unë i kam ndjekur së fundi forcat speciale. Aftësitë dhe profesionalizimi i tyre më kanë mahnitur. Këta persona të përkushtuar janë oficerët e policisë dhe ushtrisë më të mirë në Shqipëri. I gjithë kombi juaj duhet të jetë krenar për ta. Ne jemi krenar që shërbejmë përkrah tyre. Në emër të NATO-s dhe SHBA-së i shpeh ngushëllimet e mia familjes së tij dhe të gjithë shqiptarëve”, përfundoi Ambasadori amerikan në Tiranë.
Më pas rreth orës 16:40 u zhvillua edhe ceremonia e lamtumirës dhe Ibrahim Basha u vendos në varrezat e dëshmorëve. atsh

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY