Zyrtare, pjesëmarrja në votime 48%. Luzi: Nuk ekziston cështja “Vora”

Zyrtare, pjesëmarrja në votime 48%. Luzi: Nuk ekziston cështja “Vora”

57
0
Shares

Kanë mbetur edhe 167 kuti votimi për këshilla pa u numëruar në të gjithë Shqipërinë duke shënuar kështu edhe numërimin më të shpejtë të votave në të gjitha proceset zgjedhore në vend. Kryetarja e KQZ , Lefteri Luzi tha se procesi ka shkuar shumë mirë. “Vetëm një kuti votimi ka qënë e parregullt në votimet për kryetar bashkie që i përket Lezhës ndërkohë që ka pasur vetëm 2 kuti votimi të parregullta për këshilltar, një në Lezhë dhe një në Elbasan”, tha Luzi.

Në ditën e katër të numërimit të votave procesi po përfundon në të gjithë Shqipërinë përfshi edhe Malësinë e Madhe që pati probleme për shkak të situatës së tensionuar atje.

Pjsëmarrja e votuesve ka qenë në total 48 %, numri i votueseve femra ka qenë 44% e të gjithë votuesve.

E pyetur rreth kontestimeve të LSI për bashkinë e Vorës ajo tha se “në bashkinë e Vorës është mbyllur plotësisht numërimi si për kryetar dhe për këshilla”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY