Çfarë thotë Departamenti i Shtetit për qeverinë shqiptare! Korrupsion gjithandej

Çfarë thotë Departamenti i Shtetit për qeverinë shqiptare! Korrupsion gjithandej

58
0
Shares

Sapo është publikuar raporti i të Drejtave të Njeriut i DASH. Në pjesën për Shqipërinë janë evidentuar disa nga problemet më të rëndësishme për vendin:

-Në Shqipëri, problemet më të mëdha të të drejtave të njeriut ishin
korrupsioni i përhapur në të gjitha degët e qeverisjes, veçanërisht brenda sistemit gjyqësor dhe të kujdesit shëndetësor, dhuna në familje dhe diskriminimi ndaj grave.

-Probleme të tjera të të drejtave të njeriut përfshinin rrahjet dhe keqtrajtimet nga policia të personave të dyshuar gjatë ndalimit dhe marrjes në pyetje, ndonjëherë për të nxjerrë rrëfime;
kushtet jashtë standardit në burgje; si dhe gjyqësori paefektshëm, i cili është objekt trysnie dhe korrupsioni.


Qeveria ka bërë pak përparim në çështjen e kërkesave për kthimin apo kompensimin e pronave të marra gjatë ish epokës komuniste, dhe shumë nga pretendimet për prona mbetën të pazgjidhura.


Shqipëria vazhdoi të jetë një burim dhe vend destinacioni për burra, gra dhe fëmijë që i nënshtrohen trafikimit seksual dhe punës së detyruar. Komunitetet romët dhe egjiptiane ballkanike kanë qenë të margjinalizuara dhe të abuzuara; problem serioz ishte edhe diskriminimi në bazë të orientimit seksual dhe identitetit gjinor.


Mosndëshkimi mbeti problem. Ndjekja ligjore dhe dënimi i zyrtarëve që kanë kryer abuzime ka mbetur sporadik edhe pse qeveria ka shtuar përpjekjet për të hetuar zyrtarë të dyshuar për vepra të tilla.

-Zyrtarët qeveritarë dhe politikanët, si dhe gjyqtarët dhe ata me interesa të fuqishme biznesi, shpesh ishin në gjendje t’i shmangeshin ndjekjes penale. Disa zyrtarë të nivelit të ulët u ndëshkuan për abuzime. Qeveria nisi hetimet e disa zyrtarëve të nivelit të lartë, por më vonë prokuroria i ka pezulluar çështjet.

-Ka pasur raporte se
qeveria dhe bizneset kërkuan të ndikojnë mbi mediat në mënyra të papërshtatshme.

-Presioni politik, korrupsioni, dhe mungesa e fondeve, vunë kufizime mbi mediat e shkruara të pavarura, dhe gazetarët pohuan se ata praktikonin vetë-censurën.

-Pronarët e biznesit përdorën mediat për të promovuar interesat e tyre tek të dyja partitë e mëdha.

-Qeveria nuk e ka zbatuar ligjin në mënyrë efektive dhe zyrtarët e angazhuar në praktikat korruptive shpesh i kanë shpëtuar ndëshkimit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY