“Në zemër të gjyqësorit një klikë gjyqtarësh”

“Në zemër të gjyqësorit një klikë gjyqtarësh”

45
0
Shares

Ambasadori i Britanisë së Madhe, z. Nicholas Cannon vlerësoi sot gjatë një takimi në Vlorë,reformën në drejtësi ndërsa foli mjaft ashpër ndaj gjyqësorit shqiptar. “Në zemër të gjyqësorit shqiptar është ngritur një klikë gjyqtarësh që veprojnë në grup, duke e përdorur sistemin gjyqësor për përfitime, duke blerë dhe shitur drejtësi. Korrupsioni në gjyqësor e bën të vështirë luftën ndaj kriminalitetit. Komisioni Europian ka identifikuar si pengesën numër një për progresin drejt Bashkimit Europian sistemin gjyqësor”.

Për ambasadorin britanik në Shqipëri, reformat e mirëfillta kanë fitues dhe humbës. “Ato janë gjithmonë të dhimbshme. Nëse nuk ka dhimbje dhe humbës, atëherë ajo nuk është reformë e mirëfilltë. Nëse reformat janë thjeshtë kozmetike dhe shërbejnë për të zëvendësuar një grup hajdutësh me një tjetër, publiku do të kuptojë, ndërkombëtarët do të kuptojnë dhe ata do të dinë kë të fajësojnë. Tani duhet të planifikojmë humbjen e tyre me mbështetjen dhe ekspertizën sa më të gjerë. Pastaj ata duhet të operojnë me kujdes dhe me guxim duke larguar elementin toksik nga sistemi duke shkaktuar sa më pak dëme të jetë i mundur. Është e rëndësishme për Shqipërinë që ky proces të shkojë mirë”, theksoi mes të tjerave në ndërhyjen e tij z. Cannon.

Ambasada britanikë ka mbështetur reformën në drejtësi prej vitesh në Shqipëri. Disa nga materialet e analizës në drejtësi janë kontribut i kësaj mbështetjeje dhe realizuar nga organizata dhe ekspertë shqiptarë dhe britanikë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY