Roland Bejko: Lazarati, telenovela “100 vitrinat” që vazhdon – sepse pa media...

Roland Bejko: Lazarati, telenovela “100 vitrinat” që vazhdon – sepse pa media nuk ka spektakël!

100
0
Shares

Kreu i PD-së së Gjirokastërës Roland Bejko ka reaguar për ngjarjet e fundit në Lazarat. Reagmi I tij vjen edhe si përfaqësues I këtj komuniteti, për shkak edhe të origjinës së tij nga ky fshat.
Në një postim në “Facebook”, ai e quan kotrollin në shtëpitë e banorëve si një spekakël, që nuk do të bëhej,në se nuk do të ekzistonin mediat.
Për Bejkon, janë vrarë polic edhe më parë, por asnjëherë nuk ka pasur një raprezalje të tillë ndaj ndonjë komunteti të mundshëm, sikurse po ndodh në Lazarat.

Reagimi i plotë i Roland Bejkos në “Facebook”

policia lazarat“Nëse nuk do egzistonin mediat; gazetat, TV, rrjetet sociale etj, kam përshtypjen se nuk do të kishte fare kontrolle nëpër shtëpitë e të gjithë banorëve !
Pa media nuk ka spektakël.
Kontrolli i këtyre shtëpive është si puna e asaj fabulës që, ‘një polici i ra gjilpëra në një vend të errët, por ai, polici, e kërkonte atë, gjilpërën në vendin ku ndriçonte llampa e shtyllës së rrugicës pranë dhe kur dikush e pyeti çfarë po kërkon këtu?
– më ka humb një gjilpërë ju përgjigj polici.
– ku? – e pyeti kalimtari.
– më ka rënë aty pak më tej, por po e kërkoj këtu se këtu ka dritë…!’
Telenovela 100 vitrinat në Lazarat vazhdon!
Veçse regjisori dhe skenaristi kishin parashikuar që seria e djeshme të kishte gjak.
Kështu telenovela bëhej më interesante!
A nuk janë të gjithë para ekranit dhe ‘Facebook’ duke shfryrë në anonimitet gjithë ligësinë, mallkimet, urrejtjen dhe rracizmin e tyre të pështirë ndaj gjithkujt e gjithçkaje që është dhe ka të bëjë me Lazaratin ?!
Gjithë kurvat dhe kurvarët kanë dalë e na flasin për nder !
Po mbulojnë m… me sh…!
Për fat të keq, anë e kënd vendit janë vrarë në mënyrë kriminale mijra policë, por nuk kam asnjë rast ku të ketë një urrejtje, raprezalje e mallkime deri në zhdukje kolektive, thirrje për djegie me napalm, apo ulërima për hedhje të një bombe atomike mbi të tërë popullsinë e Lazaratit dhe kështu a thua do të shpëtojë gjithë Shqipëria nga e keqja e madhe: nga vjedhja e Bankës Qëndrore, nga korrupsioni me tenderat publike, nga trafiku i ilaçeve, nga kokaina dhe heroina, nga trafiku i qenieve njerëzore rrugëve të botës, nga evazioni fiskal në tatime e dogana…, pra nga të gjitha krimet që bën ai ‘popull i poshtër’ i Lazaratit!
U prefsh në paqe Ibrahim Basha, dheu të qoftë i lehtë!
Ti Ibrahim u bëre viktimë e krimit padyshim dhe ike nga kjo jetë në moshën më të bukur, por ti ishe viktimë edhe e atyre që e mbajnë gjallë krimin me ligësinë e tyre apo me paaftësinë e tyre për shkak të urrejtjes gati shekullore ndaj një popullisie të tërë si ajo e Lazaratit, që në vend ti japin paqe atij populli për një vit të tërë i çojnë blinda, i plasin buzën, i nxijnë jetën, e për pasojë krijojnë njeriun e ri, njeriun kriminel”.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY