Shqipëri, 20 për qind e cigareve kontrabandë

Shqipëri, 20 për qind e cigareve kontrabandë

93
0
Shares
Foto Ilustruese

Tregu ilegal i duhanit dhe cigares përbën 15 për qind të konsumit total në tregjet e Ballkanit Perëndimor, sipas një studimi të kompanisë Japan Tobacco International (JTI) paraqitur para ministrave të financave të rajonit në samitin e Becicit zhvilluar pak kohë më parë në Mal të Zi.
Raporti vlerëson përpjekjet e autoriteteve serbe dhe Kroate, duke i përmendur si një shembull i mirë në luftën për reduktimin e informalitetit.
Por, raporti thekson se ka shenja alarmuese në Shqipëri dhe Kosovë, që po vihen nën presion të rritur nga tregtia ilegale.
Sipas vlerësimeve të brendshme të JTI, pjesa ilegale e duhanit (i grirë, cigare) në Shqipëri shkon deri 20 për qind. Vlerësimet bazohet në studimet për konsumin dhe të dhënat zyrtare të importit.
Importet në vitin 2014 ishin rreth 2.9 miliard fije, ndërsa këtë vit parashikohen 2.8 miliardë fije. Konsumi total mesatar në Shqipëri vlerësohet rreth 3.5 miliard fije bazuar në importet mesatare të disa viteve rresht, përqindjes së konsumatoreve duhanpirës dhe numrit të cigareve në ditë.
Drejtues të financave e kanë pohuar se ka një zhvendosje të konsumit drejt duhanit të dredhur, informaliteti i të cilës është i lartë, çka ka bërë që dhe të ardhurat nga akciza të mos jenë sipas pritshmërive, pavarësisht rritjes graduale së kësaj takse vitet e fundit, nga 70 lekë për paketë dy vite më parë, në 110 lekë për paketë aktualisht. Megjithatë, në treg mund të gjesh ende paketa me akcizë 70 lekë.
Në rajon, të ardhurat nga taksa e cigares (përjashtuar TVSH) përbëjnë një pjesë të konsiderueshme të të ardhurave buxhetore, duke arritur deri në 9 për qind. Për Shqipërinë kjo peshë është 4 për qind.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY