Lulzim Basha denoncon në Bruksel blerjen masive të votave

Lulzim Basha denoncon në Bruksel blerjen masive të votave

66
0
Shares

Kreu i opozitës Lulzim Basha, ishte dje pjesë e Samitit të Partive Popullore Europiane, të zhvilluar në Bruksel, ku edhe u takua me drejtues të lartë të vendeve anëtare të Bashkimit Europian. Kreu i opozitës ka ndarë me anëtarët e BE-së shqetësimet e tij lidhur me standardet në të cilat u zhvilluan zgjedhjet e 21 qershorit në Shqipëri.
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, pasi mbështeti gjetjet e raportit paraprak të OSBE/ ODIHR lidhur me përdorimin e administratës në fushatën zgjedhore dhe blerjen e votës, problematikën lidhur me zgjedhjet e 21 qershorit, e përcolli dje gjatë samitit të PPE në Bruksel.
Një ndër problematikat më shqetësuese që Basha ka ndarë gjatë takimeve, ka qenë ajo e kandidimit të personave të inkriminuar nga qeveria dhe blerja masive e votës në shumë njësi vendore në të gjithë vendin. Basha ka evidentuar si mjaft pozitiv faktin që opozita, pavarësisht kandidatëve të ofruar nga mazhoranca, bëri pjesë të garës individë të spikatur dhe pa rekorde kriminale në 61 njësitë vendore.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY