Shpërthen Adelina Ismaili kundër politikanëve biznesmenëve gjyqtarëve… etj: Më donit dashnore, por...

Shpërthen Adelina Ismaili kundër politikanëve biznesmenëve gjyqtarëve… etj: Më donit dashnore, por nuk mundët, do të filloj të tregoj të vërtetën tuaj

61
0
Shares

“Unë nuk jam aq e fuqishme që të luftoj me të gjithë juve ministra, zëvendësministra, kryetarë, hajna, deputetë, kriminelë, bossa, gjyqtarë, biznesmenë, që tash e 20 vite keni dashur të jem gruaja apo dashnorja juaj. Kurrë nuk do ta besoja që për këtë vrimë tek e cila nuk keni qasje, do të shkaktonit kaq shumë shkatërrime. Po ta dija, do ta lyeja në ar. Por as kurrë nuk iu kërkoj falje që dashurinë time e kam dhënë aty ku kam dashur unë, e KURRË hiq ju. Kjo nuk është arsye të më luftoni ditë e natë që nga sekondi kur jam martuar më atë që unë e DUA. As të montoni gjykata false të EULEX-it ku disa milic të dështuar të shteteve të huaja, vet pyesin e vet përgjigjën. Nëse dikush nga ju ka fakte diskredituese ose çfarëdo lloj fotoje, incizim timin, ju lutem dhe ju përgjërohem PUBLIKONI. Po ju pres tash e 8 vite. Në të kundërtën unë do të publikoj çfarë di dhe çfarë kam, që nga viti 1993, për secilin dhe secilën. Kam duruar mbi 8 vite të mbyll gojën para lavireve të cilat më deshën në mesin e tyre, para kriminelëve që po nuk ua japë, bëhen egërsira. Kam duruar vetëm për dy gjëra: E para: Pianon e keni parë së pari në videokasetat e mia. E dyta: Nuk meritoni më shumë sesa të vetëkënaqeni me një foto timen. Por një gjë mos e harroni: Unë ende s`kam folur. (Harroni ato foret e lodhura me na përcjell natën me vetura ose me na gjuajt gurë të mbështjellur me letra kërcënuese në xham, s`po frikësohet më askush). Po s`folët, do të flas. Ndaloni gënjeshtrat për mua, ose do filloj të flas të vërtetën tuaj.”, shkruan Adelina Ismaili në “Facebook”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY