Videoja intime, Sokol Balla padit në Gjykatë disa media on-line

Videoja intime, Sokol Balla padit në Gjykatë disa media on-line

109
0
Shares

Gazetari Sokol Balla, i cili disa javë më parë ra viktimë e një video-skandali, ka paditur disa media on-line.
Drejtuesi i emisionit “Top Story” në TV “Top Channel” i është drejtuar Gjykatës së Tiranës, në mënyrë që kjo gjykatë të detyrojë disa media on-line të heqin nga faqet e tyre materialin, ku Sokol Balla shfaqej në momente intime.
sokol balla“Detyrimin e palës së paditur për të ndaluar publikimet dhe heqjen e materialeve të publikuara në të gjitha formatet të cilat janë cenuese të jetës private të paditësit”, shkruan Sokol Balla në kërkesat e veçuara drejtuar gjykatës.
Videoja e publikuar para disa javësh, përpos komenteve që pasuan atë, u komentua edhe nga vetë Sokol Balla, i cili u shpreh se ishte bërë viktimë e një komploti.
Ndërsa kërkesat e veçuara, janë regjistruar në Gjykatën e Tiranës, në datën 23 qershor 2015, ende nuk janë caktuar datat e gjykimit, megjithëse shorti ka përzgjedhur gjyqtarët.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY