Kryetari i Komisionit të Punëve të Jashtme të PE komenton zgjedhjet e 21 qershorit. Sipas tij, zgjedhjet lokale janë të falsifikuara. Ky është leximi që i bën raportit të OSBE/ODHIR, Kryetari i Komisionit të Punëve të Jashtme të Parlamentit Europian, Elmar Brok, i cili ka deklaruar se do ta vendosë këtë çështje në rendin e ditës së punimeve të Komisionit që kryeson në Parlamentin Europian javën e ardhshme.
Ç’mendoni për raportin e OSBE/ODIHR për zgjedhjet lokale në Shqipëri dhe shqetësime të ngritura si shitblerja e votës apo presioni mbi votuesit?
Mendoj, se ky raport është befasues. Sikur gjysma e këtij raporti të jetë e vërtetë, atëherë duhet të themi që këto zgjedhje janë të falsifikuara. Unë do ta vë këtë raport në rendin e ditës së të hënës së Komisionit të Punëve të Jashtme
Do ta fusni për diskutim në këtë komision?
Po, do ta përfshij në rendin e ditës për të informuar anëtarët e Komisionit të Punëve të Jashtme. Falsifikim i madh i zgjedhjeve.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/