Sa fitoi Ndoka, Milo, Gjinushi, Topi, Shehi, Dule. Çdo taktikë i fundos...

Sa fitoi Ndoka, Milo, Gjinushi, Topi, Shehi, Dule. Çdo taktikë i fundos edhe më shumë

54
0
Shares

Sa fitoi Ndoka, Milo, Gjinushi, Topi, Shehi, Dule, çdo taktikë i fundos edhe më shumë

Të vegjlit marrin më të paktën. Të gjitha partitë e traditës 25 vjecare por edhe ato më të vjetrat nuk kanë marrë më shuëms e 10% të votave, rezultati më i ulët në historinë pluralizmit politik në Shqipëri. Politikanët emblematikë që përsonifikojnë tranzicionin si Skënder Gjinushi, Paskal Milo, Nard Ndoka, Vangjel Dule , Dashamir Shehu, Bamir Topi mezi i dallon në listën e gjatë të rreth 60 partive politike. Ata tashmë gati nuk përfaqësojnë gjë, përvecse një rit që përsëritet cdo dy vjet, hyrje dhe dalje nga një koalicion i djathtë tek i majti dhe anasjelltas.

Ndoka, Topi kaluan në këto zgjedhje në koalicionin e majtë, por morën më pak se dy vjet më parë. Gjinushi doli nga koalicioni i majtë dhe kandidoi i vetëm, por sërish doli më keq. Po ashtu edhe Dule u largua nga e majta dhe kandidoi vetëm duke dalë pa asnjë bashki, ndryshe nga zgjedhjet e tjera lokale. Shehi dhe Gjana nuk lëvizën nga vendi por sërish morën më pak.

Partia Demokristiane e Nard Ndokës ka marrë gjithsej 20 mijë vota ose 1.3%.

Partia e Demokracisë Sociale e Paskal Milos ka marrë gjithsej 20 mijë vota ose 1.3%.

Fryma e Re Demokratike e Bamir Topit ka marrë 29 mijë vota ose 1.9%.

Partia e Lëvizja e Legalitetit e Sylejman Gjanës ka marrë rreth 14 mijë vota ose 0,89%

Lëvizja për Zhvillim Kombëtar e Dashamir Shehut ka marrë 19 mijë vota ose 1,26%.

PBDNJ e Vagjel Dules ka marrë 15 mijë vota ose 0,96%.

Partia Socialdemokrate e Skënder Gjinushit ka marrë rreth 22 mijë vota ose 1,42%.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY