Merkel në Tiranë e pastaj në Ballkan. A ndryshon vizita e saj...

Merkel në Tiranë e pastaj në Ballkan. A ndryshon vizita e saj nga të tjerat

84
0
Shares

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, do të vizitojë Shqipërinë me 8 korrik duke qenë kancelari i dytë që viziton vendin tonë pas asaj të Gerhard Schroeder, në vitit 199.

Vizita në Tiranë ishte premtuar nga kancelaria gjermane gjatë takimeve të mëhershme që ajo ka patur me kryeministrin Rama në Berlin vitin e shkuar.

Takimi Rama-Merkel pritet të krijojë premisa të reja në rritjen e marrëdhënieve ekonomike mes dy vendeve.

Pas Tiranës, Merkel pritet të vizitojë edhe Serbinë.

Turi i Merkel në disa vende të Ballkanit shpreh interesin e Gjermanisë ndaj rajonit shfaqur fort tri vitet e fundit. Në Konferencën e Berlinit me liderët e rajonit, zonja Merkel do të deklaronte sipas topchannel: “Në terma afatgjatë ne duam që Ballkani Perëndimor të anëtarësohet në Bashkimin Europian. Është në interesin tonë të përbashkët ekonomik, politik dhe strategjik”.

Agjencia e lajmeve “Bloomberg” jep këtë shpjegim për afrimitetin e Merkel me Ballkanin: “Gjermanët e kanë trajtuar zbehtas rajonin e Ballkanit, pasi trupat naziste pushtuan ish-Jugosllavinë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Kjo tani ka ndryshuar, pasi Mekel dhe Putin kanë dhënë sinjale të një konfrontimi të fortë për Ukrainën me ngjashmëri nga Lufta e Ftohtë”.

Shqipëria është vizituar nga zyrtarë të lartë të Europës disa herë por mes këtyre vizitave nuk ka pasur ndonjë dallim dhe as janë vënë re ndryshime të mëdha në rrugën e integrimit të vendit.

merkel berisha

Tjetër gjë ka ndodhur kur udhëheqësit e SHBA-së kanë ardhur në Shqipëri.

Na tyrisht që në Tiranë vizita e Kancelares shënohet si një nga më të rëndësishmet ne 25 vite, duke shpresur që lërë gjurmë të cilat ofrojnë shanse të reja për vendin.

merkel lulzim

Merkel ka pritur në Gjermani përvec Kryeministrit Rama vitin e kaluar edhe Kryeministrin Berisha në tetor të vitit 2008, si dhe ka takuar edhe shefin eopozitës Basha, para një viti. Ajo e njeh mirë politikën shqiptare dhe po ashtu i njeh personalisht disa nga protoganistët e kësja politike.

merkel shkodran mustafi

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY