Dita e terrorit, xhihadistët mbytin në gjak 4 qytete

Dita e terrorit, xhihadistët mbytin në gjak 4 qytete

48
0
Shares

Suzas-Tunizi. Të paktën 37 persona humbën jetën dhe 36 të tjerë u plagosën pas një sulmi të kryer sot nga një person i armatosur kundër hotelit ”Riu Imperial Marhaba” pranë qyetit turistik tunizian të Suzas, atentati më i rëndë në historinë e kohëve të fundit në një qytet që po përballet me rritjen e kërcënimit xhihadist që prej revolucionit në vitin 2011. ”Një shkëmbim zjarri ndodhi edhe mes personave të panjohur dhe rojave të sigurisë së hotelit”, shtoi ajo. Sipas Ministrisë së Brendshme tuniziane, sulmuesit janë vrarë. Që nga marsi i kaluar, kur sërish disa të panjohur vranë 21 turistë dhe një polic në muzeun ”Bardo”, Tunizia ka rritur masat e sigurisë.

tunis 2

Lion-Francë: Një person u ekzekutua në një atentat xhihadist kundër një qendre industriale pranë Lionit, autori i të cilit mendohet të jetë arrestuar. ”Viktima, koka e të cilës u gjet pranë disa flamujve islamik, është drejtuesja e një ndërmarrjeje në rajon”, deklaroi ministri i Brendshëm, Bernard Cazeneuve. Sulmi ndodhi rreth orës 08H00 GMT në një uzinë industirale të grupit amerikan ”Air Products” në Saint-Quentin Fallavier, pranë Lionit.

Kuvajt dhe Somali: dhjetëra të vdekur –

Kuvajt City-Kuvajt. Atentati kundër një xhamie në Kuvajt ka shkaktuar të paktën 25 të vdekur, sipas një bilanci të dhënë nga Ministria e Brendshme. Është sulmi i parë kundër një vendi faljesh të frekuentuar nga shiitët e këtij emirati të pasur me shumice shiite. ISIS i konsideron shiitët si heretik , mori menjëherë përsipër përgjegjësinë e këtij sulmi të kryer gjatë faljes së madhe në xhaminë Al-Imam al-Sadeq në Kuvajt City.

Lego- Somali. 100 kilometra në veri perëndim të Mogadiscios dhjetëra ushtarë u vranë pas një sulmi nga islamikët e shebabit kundër një baze të forcës së Bashkimit Afrikan (UA) në Lego, mbajtur nga një kontigjent i ushtrisë burundeze, konfirmuan dëshmitarët. Të gjitha këto sulme ngjallë një indinjatë në mbarë botën, kryesisht në kryeqytetet evropiane, që shprehën gjithashty solidaritetin e tyre me vendet e prekura. Eva Cani

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY