LUFTA/Shqipëria, me një kompani të re në forcat e NATO-së kundër Rusisë

LUFTA/Shqipëria, me një kompani të re në forcat e NATO-së kundër Rusisë

52
0
Shares

Shqipëria do të përfshihet në forcën pararojë të NATO për vitet 2016-2018 ndërkohë që do të bashkëpunojë me Spanjën, Britaninë e Madhe dhe Italinë në përmbushje të angazhimeve të përbashkëta ushtarake gjatë trevjeçarit të ardhshëm.

Zëvëndësministri i Mbrojtjes, Petro Koçi, i tha atsh se Shqipëria do të jetë pjesë edhe e task forcës së reagimit të shpejtë apo të gatishmërisë së lartë e cila po organizohet gjatë kësaj periudhe nga vendet e NATO-s. Kontributi i Shqipërisë përfshin një kompani në 3 vite radhazi.

Projektimi i formacioneve të reja ushtarake nga NATO, ku edhe Shqipëria përfshihet është në përgjigje të agresivitetit të shtuar të Rusisë në krahun lindor të aleancës, jo vetëm në Ukrainë por edhe në venet e veriut të Evropës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY