Gazetari investigativ shmang planin terrorist në Londër

Gazetari investigativ shmang planin terrorist në Londër

57
0
Shares

Një plan terrorist i Shtetit Islamik për të shpërthyer një bombë në Ditën e Forcave të Armatosura, në Britani, është shmangur nga e përditshmja “The Sun”.
Gazeta në fjalë njofton në edicionin e saj online se, një atentat vetëvrasës ishte planifikuar të realizohej për të goditur ushtarët gjatë paradës së tyre.
Komanda e anti-terrorit në Scotland Yard ka punuar gjatë gjithë natës për të garantuar sigurinë e ushtarëve dhe qytetarëve që do të ndjekin paradën, në zonën Merton, në jug-perëndim të Londrës, e cila ishte vënë në shënjestër të ISIS.
Grupi terrorist synonte të shpërthente një bombë artizanale, por dështoi pasi një nga liderët e tij në Siri, pa dashje angazhoi një gazetar të infiltruar të “The Sun” për të realizuar planin.
“Kryeterroristi Junaid Hussain, i cili kishte braktisur Britaninë për të vajtur në Siri, mësoi gazetarin se si të bënte bomba, por ky i fundit njoftoi autoritetet”, shkruan “The Sun”.
Ndërkohë, në një reagim, policia britanike ka deklaruar se masat e sigurisë janë përforcuar.
“Inkurajojmë publikun që të ndjekë paradën normalisht”, ka deklaruar një zëdhënës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY