Një bombol gazi shpërtheu sot në Korcë duke lënë të paktën një person të plagosur dhe shkaktuar dëme materiale.
Më datë 15.05 2017, jemi njoftuar se në lagjen nr 4 në Korçë, në banesën e shtetasit E.P, rreth 63 vjeç, ka shpërthyer një bombul gazi, njofton policia.
Nga të dhënat paraprake dyshohet se bombula ka shpërthyer aksidentalisht, ku për pasojë ka marrë djegie trupore shtetasi i mësipërm i cili është dërguar në Spitalin e Korçës për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/