Eurodeputeti Plenkoviç: Kandidimi i personave më të dhëna kriminale nuk është një...

Eurodeputeti Plenkoviç: Kandidimi i personave më të dhëna kriminale nuk është një shenjë e mirë për vendin

67
0
Shares

Në një intervistë për ABC News, zëvendëskryetari i komisionit të punëve të jashtme të Parlamentit Europian, Andrej Plenkovic, duke folur për zgjedhjet lokale në Shqipëri, shprehet se Shqipëria duhet të forcojë administratën publike, duke mënjanuar politizimin e saj dhe kthimin në një administratë partiake në kurriz të qytetarëve të tjerë që mendojnë ndryshe dhe shprehin vullnetin e tyre lirisht.  Për Plenkoviç, kandidimi i personave më të dhëna kriminale nuk është një shenjë e mirë për vendin.

Për vlerësimin e zgjedhjeve lokale në Shqipëri, Bashkimi Europian mbështetet te raporti i OSBE/ODHIR, por edhe të Kongresit të autoriteteve vendore të Këshillit të Europës. Ç’mendoni për këto raporte?
Duhet thënë, se këto janë zgjedhjet e para zgjedhore pas reformës territoriale. Nga 350 njësi vendore, tani kemi 61. Është një transformim i madh në perceptimin e qytetarëve, sepse zonat e tyre vendore kanë ndryshuar tashmë. Si mik i Shqipërisë do të doja shumë që Shqipëria të përmbushë standartet në aspektin legjislativ dhe praktik gjatë procesit zgjedhor dhe që zgjedhjet të zhvillohen në një mënyrë të tillë që të mund të kualifikohen krejtësisht dhe përgjegjshmërish si të lira dhe të ndershme. Sa më shumë i vendi afrohet pranë Bashkimit Europian, aq më të mëdha janë pritshmëritë. Është shumë  rëndësishme për vendin që të vijojë reformën e drejtësisë dhe forcimin e administratës publike, por duke mënjanuar politizimin e saj dhe transformimin në një administratë partiake. Ky është kurthi në të cilën nuk duhet të bjerë. Shqipëria. Administrata shtetërore duhet të jetë e e pavarur, funksionale dhe e shëndoshë. Sigurisht që ajo mund të ketë një vijë të përgjithshme politike, por kjo s’mund të bëhet në kurriz të qytetarëve të tjerë që në një sistem demokratik mendojnë ndryshe dhe kanë të drejtë të shprehin vullnetin e tyre lirisht.

Ka disa parregullsi që konsiderohen si shumë shqetësuese si presioni te votuesit dhe shitblerja e votës. Sa serioze është kjo për një vend që pret hapjen e negociatave të anëtarësimit?
Të gjitha këto krijojnë një perceptim dhe imazh të caktuar. Ka detaje të caktuara dhe ka një përshtypje të përgjithshme. Përshtypja e përgjithshme është që Shqipëria është një vend kandidat dhe ka ende punë të bërë për të qenë në nivelin e përmbushjes së kritereve për hapjen e negociatave. Po të shohim vendet e tjera, Mali i Zi  po negocion, Serbia  është në procesin e hapjes së kapitujve të parë, Maqedonia pret zgjidhjen e çështjes është emrit, që të çelë negociatat, Kosova po bën hapa para dhe Bosnja po hedh hapa pozitivë me hyrjen në fuqi të MSA-së. Ka një dinamikë pozitive. Shqipëria duhet të tregojë një qëndrim të pjekur politik në gjirin e një mjedisi të shëndoshë demokratik në shoqëri, që të shkojë para me reformat e integrimit.

Parlamenti Europian ka ndërmjetësuar marrëveshjen e dhjetorit që ka në fokus të saj procesin e dekiriminalizimit.  Një nga pikat që kërkonte BE-ja ishte tërheqja e kandidatëve me të shkuar kriminale nga listat e zgjedhjeve. Ne pamë që opozita tërhoqi një kandidat, por mazhoranca jo. Si e shihni ju këtë?
Kjo nuk është një shenjë e mirë. Do të ishte shumë më mirë që këta persona të kalonin përmes një procesi kontrolli para se të vendoseshin në listën e kandidatëve, në mënyrë që personat që marrin poste publike të kenë kredenciale të shëndosha dhe të dhëna solide  për veten e tyre.. Nëse ata kanë të dhëna kriminale në të shkuarën apo aktualisht, kjo nuk është në favor as të kredibilitetit të tyre dhe as të partisë që i ka venë ata si kandidatë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY