Dy vëllezërit Aliko agjërojnë në qeli, këmbëngulin se nuk e vranë ata...

Dy vëllezërit Aliko agjërojnë në qeli, këmbëngulin se nuk e vranë ata efektivin e policisë

59
0
Shares

Dy vëllezërit Aliko nuk pranojnë se kanë kryer vrasjen e oficerit të RENEAS Ibrahim Basha, tha avokati i tyre Neshat Fana, sot në mesditë ndërsa kishte kryer një takim me klientët e tij në drejtorinë e policisë në Tiranë.

Dy vellezerit u moren ne pyetje nga prokuroret e Krimeve te Renda dhe priten te ballafaqohen me Xhulio Malon lidhur me ngjarjen ne Lazarat.

Fana tha se vëllezërit janë me agjërim dhe vetmja gjë që kërkojnë është të mos keqtrajtohen nga policia ndërkohë që këmbëngulin se nuk janë ata vrasësit e oficerit.

Lidhur me aksionin e policisë, Fana tha se jo i gjithë aksioni ka qenë negocim. Policia kishte zbuluar vendndodhjen tha ai dhe po vijonte operacionin për kapjen ndërkohë që kërkuan nga i ati i tyre, Adil Aliko të negocionte për dorëzimin. “Policia ka negociuar edhe më te atin dhe është bërë e mundur dorëzimi. Ata kërkonin garanci për jetën. I ati ka qenë negociator pasi dy vëllezërit kishin frikë të dorëzoheshin”, tha Fana.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY