Arrestohet një numërues i PD-së në Koplik. Kokaj: Komisari ishte i dehur

Arrestohet një numërues i PD-së në Koplik. Kokaj: Komisari ishte i dehur

137
0
Shares

Policia e Shkodrës arrestoi sot nje numerues të PD në KZAZ nr 1 te Malesise se Madhe. Sipas policisë arrestimi u krye sepse Emirjon Hasaj, 26 vjec, nuk ka pranoi që punonjësit e policisë të kryenin kontrollin fizik ne deren hyrese te KZAZ ne Koplik duke i kundershtuar me dhune.

Në fakt policia nuk ka të drejtë veprimesh brenda qendrave të votimit apo numërimit. Ata duhet të qëndrojnë jashtë këtyre ambienteve dhe mund të hyjnë brenda tyre vetëm pas një kërkese të komisionit

Ndërkaq Anton Kokaj, kandidati i PD për kryebashkiak në Koplik tha se “arrestimi i numëruesit i vuri vulen provokimeve nga vete shefi i komisariatit te Malesise se Madhe Shkelqim Kola”.

Sipas Kokaj shefi i komisariatit ne momentin e arrestimit te numeruesit ka qene i dehur.

Aktualisht procesi i numërimit të votave për këshilltarë u bllokua dhe 20 kutitë e fundit u sollën në Tiranë me një vendim të KQZ. Sot që nga mesdita ka filluar numërimi i tyre në një nga ambientet e numërimit të votave të Tiranës, por sidoqoftë rezultati i tyre, ai nuk ndikon finalen në këtë bashki të fituar nga socialistët për kryetar dhe nga LSI për këshill bashkiak.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY