Vrasja e Ibrahim Bashës, gjendet një video, 6 persona qëlluan mbi oficerin

Vrasja e Ibrahim Bashës, gjendet një video, 6 persona qëlluan mbi oficerin

83
0
Shares

Policia ka gjetur pamje filmike në momentin kur është qëlluar mbi policinë në Lazarat ku mbeti i vrarë Ibrahim Basha.

Pamjet filmike janë kryer nga një banesë në afërsi të vendit, nga ku u qëllua, dhe janë gjetur nga policia gjatë kontrolleve rutinë të banesave të shtunën pasdite , sipas topchannel.

Në këto pamje filmike shihen qartë që drejt makinës së policisë qëllojnë 6 persona, mes të cilëve edhe dy vëllezërit e arrestuar një natë më parë.

Të 6 tashmë ndodhen të arrestuar dhe do të akuzohen për vrasjen e policit. Megjithatë gjetja e armëve me të cilat është kryer vrasja mund të çojë në gjetjen edhe të personit që ka qëlluar me snajper i cili shkaktoi vrasjen e Bashës.

Policia po vijon operacionit për gjetjen e tyre.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY