Ndërkohë që kanë mbetur edhe pak ditë nga ardhja në krye të bashkisë e kryetarit të ri Erion Veliaj, Bashkia e Tiranës ka nisur një projekt që mbaron në pak ditë për rritjen e ndricimit të rrugët kryesore të Tiranës.
Zbatimi i këtij projekti për vendosjen e 780 ndriçuesve përmirëson me 50% fluksin e ndriçimit rrugor dhe redukton me 60% koston e përdorimit të energjisë elektrike, krahasuar me ndriçimin ekzistues, thuhet në një njoftim të bashkisë.
Jetëgjatësia e ndriçuesve të rinj është 40 mijë orë pune ose dy herë më e lartë se e ndriçuesve aktualë. Këta ndriçues kanë 90% të spektrit të dritës, nga 38% që është aktualisht, çka ndikon ndjeshëm në rritjen e sigurisë rrugore dhe uljen e aksidenteve rrugore.
Në përfundim të projektit kostoja e energjisë që i faturohet qytetit të Tiranës nga ndriçimi publik do të ulet me 60% ose afro 1 milionë dollarë në vit, ndërkohë që cilësia e ndriçimit rritet me afro 50%.
Veliaj ka kërkuar nga Bashkia e Tiranës që të mos zhvillojë më asnjë tender ndërkohë që ka deklaruar se ditën e parë të punës do ta nisë me auditin e bashkisë, njësive bashkiake dhe komunave që tani do të administrohen nga bashkia e Tiranës.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/