Sondazhet në Greqi, referendumi pro marrëveshjes, grekët mbajnë Europën, “rrëzojnë” Tsipras

Sondazhet në Greqi, referendumi pro marrëveshjes, grekët mbajnë Europën, “rrëzojnë” Tsipras

43
0
Shares

Në favor të “po”-së ndaj marrëveshjes që propozojnë kreditorët shprehet shumica e opinionit publik grek, të paktën deri në momentin që që qeveria mori vendimin përkatës, pak pas mesnatës së të premtes.

Në një sondazh të kompanisë Kapa Research që u realizua nga e mërkura 24 deri të premten 26 qershor, 47,2% e të pyeturve deklaroi se në rast referendumi do të votonte “Po” ndaj marrëveshjes, ndërsa 33% u shprehën se do të votonin “Jo”, shkruan gazeta Tribuna .

Sipas sondazhit, 67,8% e qytetarëve shprehet në favor të qëndrimit të Greqisë në eurozonë, kundrejt 25,2% që preferon kthimin tek monedha e mëparshme, dhrahmia. Përndryshe, 66% preferon një marrëveshje me partnerët dhe kreditorët, kundrejt 26,5% që shprehen në favor të përplasjes.

Mbi bazën e situatës së atëhershme, në pyetjen që “nëse refuzohen propozimet e saj, çfarë duhet të bëjë qeveria?”, 57,5% përgjigjen se qeveria duhet të tërhiqet dhe të pranojë marrëveshjen, ndërsa 36,4% u përgjigj se duhet të përplaset qoftë dhe duke rrezikuar falimentimin dhe daljen nga euro.

Të pyetur nëse do të mbështesnin qeverinë në rast se përzgjidhte daljen nga euro, 53,3% u përgjigj “jo”, kundrejt 43,2% që u përgjigj “po”.

Edhe në sondazhin e të përjavshmes “Proto Thema”, që publikohet gjithashtu të dielën, dhe që u krye nga kompania Alco në të njëjtën periudhë (24-26 qershor), qytetarët, në pyetjen nëse preferojnë marrëveshje apo përplasje, u përgjigjën 57% se preferojnë arritjen e marrëveshjes dhe 29%, u shprehën në favor të përplasjes.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY