Policia: Ja 7 emrat me akuzë vrasjen e Ibrahim Bashës

Policia: Ja 7 emrat me akuzë vrasjen e Ibrahim Bashës

88
0
Shares

Policia ka publikuar sot ndër të tjera edhe listën e personave të arrestuar deri tani lidhur me ngjarjen në Lazarat duke i ndarë ata sipas akuzave të ngritura, ndërkohë deklaron se operacioni ende nuk ka përfunduar.
Në kuadër të këtij procedimi është bërë ndalimi për veprat penale “Vrasja e punonjësve te policise së shtetit në bashkëpunim, vrasje e punonjësve të Policisë së Shtetit në bashkëpunim e mbetur në tentativë në pesë raste dhe “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve dhe e municionit” të parashikuar nga nenet 79/b-25, 79/b-25-22 në pesë raste dhe 278/5 të K.Penal, i shtetasve :

· Xhuliano Malo 17 vjeç, lindur në Gjirokastër,

· Klodian Selimi, 19 vjeç, lindur në Lazarat Gjirokastër,

· Dervish Gaba, 20 vjeç, lindur në Lazarat-Gjirokastër.

.Elson Kasma, 16 vjeç, lindur dhe banues ne fshatin Lazarat- Gjirokastër.

· Elvis Boci, 19 vjeç, lindur dhe banues në Lazrat- Gjirokastër .

· Arbjon Aliko, 20 vjeç, lindur e banues ne Lazarat Gjirokastër. Ky shtetas ka qënë person i shpallur në kërkim prej datës 22.06.2014 për veprat penale “ Vrasja e punonjeve të policisë së shtetit, në bashkëpunim, mbetur në tentative” dhe “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armeve luftarake dhe e municionit” te parashikuar nga nenet 79/b-25-22, 278/4 te K.Penal si dhe Prokuroria Për Krimet e Rënda në datë 30.04.2015 ka lëshuar urdherin per ekzekutimin e vendimit penal nr. 199 date 29.04.2015 ku është caktuar masa e sigurimit personal “ Arrest me burg”.

· Alban Aliko, 18 vjeç, lindur e banues ne Lazarat Gjirokastër, i cili ka qënë person në kërkim . Ky shtetas është shpallur në kërkim në datë 21.08.2014 për veprat penale “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armeve luftarake dhe e municionit” të parashikuar nga neni 278/4 te K.Penal.

.Oltian Proko, 17 vjeç, lindur dhe banues ne Lazarat- Gjirokastër.

Materialet në ngarkim të këtyre shtetasve i kaluan Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë për veprime të mëtejshme.

Gjithashtu është bërë arrestimi ne flagrance për veprën penale “Përkrahje e autorëve të krimit” të parashikuar nga neni 302 i K.Penal i shtetasve :

· Deivid Shehu, 19 vjeç, banues në qytetin e Gjirokastrës.

· Serxho Shehu, 20 vjeç, banues në qytetin e Gjirokastrës.

Po kështu është bërë ndalimi për veprat penale “ Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armeve luftarake dhe e municionit dhe Prishja e qetësise publike” të parashikuar nga nenet 278 dhe 274 , i shtetasve :

· Dritan Shurdhi, 23 vjeç, lindur e banues ne Lazart – Gjirokastër.

· Elvis Mahmuti, 20 vjeç, lindur e banues ne Lazarat – Gjirokastër .

Materialet për katër shtetasit e mësipërm do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme.

Vijon operacioni për kapjen edhe të personave të tjerë të përfshirë në sulmin me armë zjarri ndaj punonjësve të policisë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY