DETAJET/Pse grupi i RENEA-s u përfshi në operacion. Nisi te “Kazinoja e...

DETAJET/Pse grupi i RENEA-s u përfshi në operacion. Nisi te “Kazinoja e Abaz Rabit dhe kulmoi te “Pularia”

67
0
Shares

Policia ka bërë një përmbledhje të operacionit në Lazarat përgjatë të cilit mbeti i vrarë efektivi i specialëve Ibrahim Basha. Ajo përshkruan në një material të gjithë konfliktin që nisi më 24 qershor në orën 2.30 të natës për të vijuar ende sot.

Në datë 24.06.2015 ora 02:30 në fshatin Lazarat forcat e FNSH të cilat ishin të planizuara me shërbim në vendin e quajtur “Kazinoja e Abaz Rabit”, si dhe të grupit që ishte me shërbim te kryqëzimi i përroit të Kordhocës janë qëlluar me armë zjarri nga drejtimi i qëndrës së fshatit Lazarat nga persona të pa identifikuar.

Po kështu në orën 04:44 grupi tjetër i FNSH që ishte me shërbim në vendin e quajtur “Furra e bukës” Kordhocë njoftoi se nga qëndra e fshatit Lazarat ka të shtëna me armë zjarri.

Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Gjirokastër u ngrit grupi i drejtimit dhe u morën masa për mbajtjen në rrethim të grupit të armatosur. Në bashkëpunim me forcat e ardhura nga Drejtoria e Përgjithshme u bë plani i operacionit për kapjen e personave të cilët kanë qëlluar forcat e policisë.

Me ardhjen e forcave RENEA në orën 09:00 filloi operacioni për kapjen e grupit e personave te armatosur të cilët kanë qëlluar në drejtim të forcave të policisë, i cili mbahej në rrethim nga forcat e Drejtorisë Policisë Qarkut Gjirokastër.

Gjatë operacionit për kapjen e këtyre personave, 200 metra nga rruga që të çon për në qendër të komunës u kostatua një automjet benc i bardhë pa targa, i cili mbahej në vëzhgim nga shërbimet e policisë.

U bë neutralizimi i drejtuesit të mjetit i cili është shtetasi Xhulio .I. Malo dhe u kërkua ardhja e forcave të tjera të RENEA, të cilat kanë ardhur me mjetin tip Volcvagen me targa MB 060 AA dhe në afërsi të vendit të quajtur “Pularia” në drejtim të këtij automjeti është qëlluar me breshëri armësh, ku si pasojë kanë mbetur të plagosur tre efektivë të policisë të repartit RENEA, ku punojësi i policisë Ibrahim Basha si pasojë e plagëve të marra gjatë rrugës në drejtim të Spitalit Rajonal Gjirokastër ka gjetur vdekjen.

Ndërsa punojësit e policisë Jetmir Isai dhe Perlat Hamitaj janë çuar në Spitalit Rajonal Gjirokastër dhe më pas janë transportuar me helikopter në Tiranë per një trajtim më të specializuar.

Nga grupet e ndërhyrjes është bërë shoqërimi i automjetit tip benc i bardhë së bashku me drejtuesin e tij Xhuliano Malo.

Për këtë ngjarje Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë ka regjistruar procedimin penal .

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY