Një BMW bie në Osum, 2 të vdekur, 2 të plagosur

Një BMW bie në Osum, 2 të vdekur, 2 të plagosur

51
0
Shares

Shkon në 2 numri i viktimave nga një aksident që ka ndodhur sot pasdite në Skrapar. Ndërkohë 2 të tjerë janë të plagosur pasi makina me të cilën udhëtonin doli nga rruga dhe përfundoi në lumin e Osumit tek vendi i quajtur “Hija e Kakrukës”.
Shtetasi me inicialet S.O, 43 vjeç, ka mbetur i vdekur në vend ndërsa një nga të plagosurit vdiq pak minuta përpara nisjes së tij me helikopter për në spitalin e traumës në Tiranë.

Policia nga hetimet paraprake thotë se mjeti me targë AA 695 FK ka dalë nga rruga për shkak të shpejtësisë së madhe dhe lagështirës në rrugë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY