Këshilli i Stabilitetit Financiar në Greqi mori vendim sot pasdite për mbylljen e të gjitha bankave greke deri më 6 korrik. Ato do të hapen sërish vetëm një ditë pas mbajtjes së referendumit në Greqi lidhur me zbatimin ose jo të paketave të reformave të kërkuara nga institucionet ndërkombëtare.
Bankat do të mbajnë hapur vetëm bankomatet e tyre të cilat do të shërbejnë tërheqjen në sasi të vogla të parave prej qytetarëve grekë.
Masa e marrë nga këshilli i Stabilitetit është drastike dhe e para e këtij lloji në cfarëdo rast krize. Në përgjithësi bankat hasen me kufizime të veprimtarisë së tyre në kushte krize, por mbyllja e plotë është mjaft e rrallë.
Ky vendim me siguri do të shkaktojë turbulencë në tregjet financiare ndërkombëtare për shkak të shkëmbimeve të tregut financiar grek me atë ndërkombëtar.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/