Korcë-Pogradec, aksident tragjik, 4 të vdekur nga rrëzimi i furgonit. Shkon në...

Korcë-Pogradec, aksident tragjik, 4 të vdekur nga rrëzimi i furgonit. Shkon në 7 numri i viktimave të djeshme

53
0
Shares

Katër persona gjetën vdekjen afër mesnatës pasi një fugon me targa të Lushnjës u rrëzua në 10 metra lartësi nga një urë përgjatë rrugës Pogradec Korcë, në fshatin Drithas.

Të katër personat akne gjetur vdekjen pasi kanë qenë të ulur në sediljen e parë të furgonit të mallrave që pritej të ngarkohej me fruta e perime nga fermerët korcarë. Viktimat janë 2 femra dhe dy meshkuj mes të cilëve edhe shoferi i mjetit Ergi Mandinja 28 vjec nga Lushnja. Identiteti i viktimave të tjera ende nuk dihet.

Fugoni ishte i ngarkuar me arka bosh dhe do të furnizohej në Korcë.

Policia po heton shkaqet e aksidentit por paraprakisht mendohet se përgjumja e drejtuesit të automjetit mund të ketë shkaktuar tragjedinë.

Numri i viktimave nga aksidentet ka arritur në 7 sot pasi pak orë më parë një veturë ra në ujërat e lumit Osum duke shkaktuar 2 të vdekur dhe një tjetër aksident me pasojë një viktimë ndodhi në Durrës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY